Flash

Lamtumirë Bud Spencer, ndërron jetë gjiganti i kinemasë

Lapsi.al 27 June 2016
Lamtumirë Bud Spencer, ndërron jetë gjiganti i kinemasë

Vdiq sot pasdite në një spital të Romës, Carlo Pedersol alias Bud Spencer, në moshën 86-vjeçare. Për të gjithë ishte gjiganti i butë që jepte “grushta” në çift gjithmonë me shokun e tij, Terence Hill. Njeriu me mjekër të madhe i “spaghetti westen”-it të viteve '70, ai që ka fituar dashurine e dy brezave.

Lajmin e ka dhënë djali i tij Giuseppe Pedersoli: Babai fluturoi në qiell i paqtë në orën 18.15. Nuk vuajti, kishte pranë të gjithë ne dhe fjala e tij e fundit ishte “faleminderit”.

Shumë eksperienca, shumë suksese, por edhe pak hidhërim pasi nuk u konsiderua kurrë siç duhet nga bota e kinemasë në të cilën kish hyrë disi rastësisht por që në fund i dhuroi jetën: “Në Itali, unë dhe Terence Hill thjesht nuk ekzistojmë", ankohej vitet e fundit aktori. "Me gjithë famën e madhe që kemi ende mes të rinjve dhe fëmijëve. Nuk na dhanë kurrë një çmim, nuk na ftojnw as në festivale”.

Dalja e fundit në TV ka qenë në vitin 2010 me “Krimet e kuzhinierit”, një serial i Canale 5. Ndërsa vitin e kaluar, kryebashkiaku i Napolit i dhuroi një medalje dhe titull për karrierën, në emër të qytetit të tij.

"Bud Spencer" lindi në Napoli në 31 Tetor 1929.

Të këshilluara

Nuk mungon Erion Veliaj në Tapetin e Kuq

Kryebashkiaku Veliaj i cili ishte një prej sponsorëve më të mëdhenj të Top Awards, nuk mund mos të parakalonte përpara fotografëve në ceremoninë e mbajtur të pr...

18:38

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI