Flash

Kush është këngëtarja shqiptare që i shpëtoi rrezikut të shpërthimit në Turqi

Lapsi.al 28 June 2016
Kush është këngëtarja shqiptare që i shpëtoi

Këngëtarja shqiptare, Linda Halimi, thotë se është shumë me fat që ka shtyrë fluturimin e saj nga Stambolli në Amerikë, pas sulmeve të sotme që ndodhën në Aeroportin Ataturk në Stamboll.

Halimi, që këto ditë qëndroi në Shqipëri, ka njoftuar në Facebook se sot kishte planifikuar që të udhëtonte nga Stambolli drejt Amerikës, por rastësisht kishte shtyrë fluturimin për dy ditë.

“Ishte e paraparë që unë të isha sot në Aeroportin e Turqisë për t’u nisur drejt Amerikës! Dhe pa dije e kam shtyrë fluturimin për dy ditë sepse po shijoj qëndrimin në shtëpi... A s’është Zoti i madh? Mund të isha në mesin e dhjetë personave të vrarë në atë aeroport sot...”, ka shkruar Linda në Facebook.

Në mbrëmjen e së martës Aeroporti i Stambollit ishte cak i dy sulmeve që lanë së paku 10 persona të vdekur.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI