Flash

Elvana Gjata, njëherë si Rihanna pastaj si Drake

Lapsi.al 3 July 2016
Elvana Gjata, njëherë si Rihanna pastaj si Drake

Rikthimi i Elvana Gjatës me videon "Njësoj" po pëlqehet çdo ditë e më shumë në rrjetet sociale. Shifrat e shikuesmërisë në youtube kanë arritur në gjysmë milioni brenda dy ditësh. Por paraqitja e këngëtares dhe detaje nga klipi, duket se kanë ngjallur reagimin e fansave të cilëve nuk i kanë shpëtuar ato që i quajnë kopje.

Elvana Gjata në një pjesë të mirë të këngës "Njësoj" shfaqet me një bluzë të bardhë me bark jashtë e me mëngë të gjata. Thuajse identike, në model e ngjyrë me atë që Rihanna performoi në skenë e Brit Awards në shkurt të këtij viti! Pavarësisht detajit të kapeles rozë të stampuar në pjesën e gjoksit, stilisti Valdrin Sahiti që është kujdesur për veshjet e Elvanës, duket të ketë kopjuar madje dhe pjesën e zgjatur të mëngëve, ku bluza kapet me gisht.

Nga ana tjetër, një tjetër detaj i kopjuar është përfolur për një nga skenat e klipit. Video e para një viti "Hot Line Bling" nga reperi i famshëm Drake, duket se i ka mbetur në mendje realizuesit të videos së divës shqiptare. Nuk dihet nëse janë të njëjtat shkallë që përdori 29-vjeçari kanadez, por këto të Elvanës ngjajnë shumë me ato origjinalet e Drake.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI