Flash

Ermal Mamaqi rrëfen momentet e aksidentit të tmerrshëm

Lapsi.al 6 July 2016
Ermal Mamaqi rrëfen momentet e aksidentit të tmerrshëm

Lajmi tronditës për aksidentin e Ermal Mamaqit pas një mbrëmjeje festive në Shkup, pushtoi mediat dhe fansat u ndjenë keq. Të shumtë ishin ata që shprehën lutjet e tyre në komente ndërsa situata fillimisht ishte e paqartë pasi portalet informuan se pjesë e aksidentit ishte dhe kantautori Alban Skënderaj. Ky i fundit përmes një postimi në platformat sociale mohoi të kishte qenë pjesë në makinën e aksidentit duke qetësuar familjarët e miqtë.

Ndërsa pak orë më vonë, show man-i i dashur për publikun u bë "i gjallë" me një postim në facebook. Gjithçka e sqaron vetë Mamaqi:

"Te dashur miq,

Ju perqafoj. Me duket sikur ma falen jeten per se dyti. Perjetova momentet me te veshtira ne jete.

Jam shume mire. Edhe une edhe 2 miqte e mi qe udhetonin me mua.

Aksidenti i mbremshem ne Kosove,Ferizaj ndodhi si pasoje e nje rrethrotullimi te pandricuar dhe te paparalajmeruar.

Me sa me thane,ai vend ishte rrethi i vdekjes se cdo dite aty behen aksidente.

Kam nje pyetje per autoritetet :

- Edhe sa vete duhet te vdesin per ta rregullur ate problem?

Dhe ne fund Zoti eshte i mire!!!

Jemi therime qe nuk ja dime vleren jetes deri sa prekim vdekjen." - shkruan Ermali në facebook.

Të këshilluara

Gruaja e ministrit del nudo (FOTO)

Milena Santos është gruaja e ministrit të ri të Turizmit në Brazil, Alessandro Teixeira. Ajo ka qenë një “Miss BumBum&...

19:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI