Flash

Ceca tregon fëmijët e Arkanit (foto)

Lapsi.al 14 July 2016
Ceca tregon fëmijët e Arkanit (foto)

Këngëtarja serbe e muzikës folk, Svetlana Ceca Raznatoviç në një intervistë për revistën “Ekskluzive” ka folur për jetën e saj dhe fëmijët e saj pas vdekjes së Arkanit - Zeljko Raznatoviç, udhëheqës i paraushtarakëve dhe njërit ndër kriminelët më të mëdhenj në Serbi

Veljko dhe Anastasija Raznatoviç, janë dy fëmijët e këngëtares serbe Ceca dhe të njohurit Arkan, për të cilët ajo thotë se i ka rritur me dashuri dhe nuk ka lejuar që asnjëherë fëmijët e tyre të ndjenjë urrejtje ndaj ndokujt.

“Ata janë rritur pa baba (Arkani u vra në Beograd nga një vrasës i panjohur, në muajin janar të vitit 2000), mirëpo mendoj që kam bërë punë të mirë në zhvillimin e tyre, pasi ata janë tani të mbushur vetëm me dashuri për secilin person”, thotë Ceca.

Ceca gjithashtu flet për problemet e së kaluarës, duke përfshirë edhe vdekjen e bashkëshortit.

Ajo rrëfen se tani në familjen e saj, nuk përmendet ajo kohë – koha kur bashkëshorti i saj Arkan ishte akuzuar nga Gjykata Kriminale Ndërkombëtare për vrasjet në kohën e ish-Jugosllavisë, e më pas i ekzekutuar edhe në Beograd, vrasësi i të cilit ende nuk dihet.

Arkani u vra në Beograd nga një vrasës i panjohur, në muajin janar të vitit 2000.
 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI