Flash

Cili do të jetë fundi i "Game of Thrones"

Lapsi.al 31 July 2016
Cili do të jetë fundi i "Game of Thrones"

Është njëri prej serialeve më të shikuara të botës, një hit që ka pushtuar globin e që shënon rekord edhe në historinë e televizionit, por adhuruesit e tij tanimë do të duhet të kënaqen me çfarë do të ofroje sezoni i tetë i “Game of Thrones”, sepse do të jetë i fundit.

Lajmin e përcjell rrjeti amerikan “HBO”, drejtori i programacionit të të cilit Casey Bloys konfirmoi në konferencën e shoqatës së kritikëve të televizionit spekulimet që po qarkullonin prej disa kohësh.
Sezoni i 7, i përbërë nga 7 episode në vend të dhjetëshes së zakonshme, pritet verën e vitit që vjen, ndërsa ai përfundimtari do të jetë në vitin 2018. Seriali që ndërthur magjinë me aksionin, ku çdo gjë është në ndryshim, e ku e papritura nuk ta lejon rehatinë e parashikimit, mbështetet në romanin e George R. R. Martin. Producentët, megjithatë e kanë çuar një hap më tej sagën legjendare, me situata që kapërcejnë faqet e librit.

Se cili do të jetë numri i episodeve të sezonit të fundit, kjo nuk është përcaktuar ende sipas Bloys, i cili nuk e përjashton mundësinë e një rikthimi të mëvonshëm. Producentët e afrojnë këtë si ide, – sqaroi ai, – por plane konkrete për momentin nuk ka.

Vitin e kaluar, “Game of Thrones” shënoi rekord me 12 çmime “Emmy” për seritë brenda një viti të vetëm, ndërsa përpara ceremonisë së sivjetshme në shtator, ka siguruar që tani 23 nominime./TCH

Të këshilluara

“Fifty Shades Darker”, si vazhdon historia

Xhirimet për serinë e dytë të Fifty Shades sapo kanë përfunduar. Producentët me sa duket kanë vendosur që skenat më të mira dhe momentet më pasiononte të filmit...

10:58

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI