Flash

Noizi tallet sërish me Ledionin. Nuk e harron fjalën kollovar

Lapsi.al 1 August 2016
Noizi tallet sërish me Ledionin. Nuk e harron fjalën kollovar

Ndonëse kanë kaluar gati 2 muaj nga konflikti i bujshëm Noizy- Ledion Liço, Noizyt ende "nuk i ka dalë e keqja".

Mjaftoi një ngacmim nga ana e Ledionit mbrëmjen e "Top Awards", që reperi të vazhdojë ta përmendë emrin e tij edhe gjatë koncerteve që mban. Këtë gjë e ka bërë dhe në njërin prej koncerteve të fundit, kur pa nisur ende kënga pasardhëse, ai u thotë të gjithë të pranishmëve: "Kënga e radhës i kushtohet Ledionit", duke e patur fjalën për hitin e tij "Big Body Benzo".

Janë fjalët e këngës "nuk ma bleu mami as babi, e bleva vetë", ato që duket se Noizy i përdor për të "thumbuar" prezantuesin e njohur, pas batutës që ky i fundit bëri mbrëmjen e "Top Awards" ku Noizy për shkak të angazhimeve, nuk ishte i pranishëm.

Noizy, që e quajti më parë moderatorin Liço homoseksual dhe kollovar, ka marrë një përgjigje shumë paqësore prej tij. Ledioni iu pergjigj pa sherr: "Nuk kam asnjë koment për këtë. Njerëzit janë të lirë të shprehin opinionet e tyre nëpër rrjetet sociale. Varet si është ndjerë në ato momente. Nuk kam asnjë marrëdhënie personale me asnjë prej artistëve dhe i dua dhe i pëlqej si profesionistë për atë që bëjnë".

Por as kjo tentativë për mbylljen e sherrit nuk i ka pëlqyer reperit që vazhdon të kruhet me Ledionin. 

Të këshilluara

“Fifty Shades Darker”, si vazhdon historia

Xhirimet për serinë e dytë të Fifty Shades sapo kanë përfunduar. Producentët me sa duket kanë vendosur që skenat më të mira dhe momentet më pasiononte të filmit...

10:58

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI