Flash

Erand Hoxha, shqiptari që do të luajë në Fast and Furious 8 (Video/ foto)

Lapsi.al 3 August 2016
Erand Hoxha, shqiptari që do të luajë në Fast and Furious 8

Erand Hoxha mund të jetë një emër jo shumë i njohur, por ka diçka që ka tërhequr vëmendjen e producentëve të serisë së tetë të filmit aksion "Fast and Furious".

 

Përveç personazheve tashmë të njohura nga publiku, pjesë e kastit të këtij viti është edhe aktori shqiptar Erand Hoxha.

 

29 vjeçari i kontaktuar nga intv.al ka zbuluar se regjisori i ka besuar rolin e një garuesi, në garat e shpejtësisë që do të zhvillohen gjatë filmit. Xhirimet e kësaj pjesa janë bërë në Reykjahlio të Islandës, në liqenin e ngrirë siç shihet edhe nga fotot.

 

“Si fillim për këtë rol kam aplikuar online në faqen e IMDB Pro, më pas kompania Universal është kujdesur që të më kontaktojnë personalisht dhe më ka kërkuar detaje të tjera, kryesisht të pamjes. Ata kishin nevojë për një profil të keq, një personazh i keq, dhe mesa duket fytyra ime i është përshtatur rolit që kërkohej”, ka thënë ai.

 

Fast 8 pritet të shfaqet për herë të parë në sallat e kinemave amerikane më 14 prill 2017. Deri atëherë na mbetet të presim për të parë debutimin e aktorit shqiptar.

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI