Flash

Çfarë thotë Sofia për largimin përfundimtar nga "Zonë e Lirë"

Lapsi.al 30 August 2016
Çfarë thotë Sofia për largimin përfundimtar nga

Teksa e premtja e parë e sezonit po afrohet, 19-vjeçarja nga Gjirokastra, Andonia Dobi, nuk do të rikthehet si asistente në "Zonë e Lirë", siҫ ishte menduar.

Pasi qëndroi në krah të Ҫanit për disa javë, bukuroshja u largua drejt Italisë për të marrë pjesë në një projekt të ri modelingu, për të cilin kishte nënshkruar edhe një kontratë. Pak pas largimit të saj, edhe vetë Çani tha në emision se Andonia do të kthehej sërish në shtator si asistente në emisionin e tij.

Për këtë arsye, javët e fundit të sezonit, në krah të Ҫanit ishte balerina e Tv Klan, Albana Dapi, e cila po ashtu tha se ky pozicion ishte i përkohshëm për të. Por kush do të jetë Sofia e re në shtator? Në një prononcim të fundit, Andonia thotë se ajo nuk do të jetë më asistente e Ҫanit.

Tani ajo po merret me një projekt të ri, ndaj edhe e ka të vështirë t’i bëjë të dyja angazhimet njëherësh: “Nuk do të jem pjesë e “Zonës së lirë” në sezonin që fillon në vjeshtë, sepse momentalisht dhe në vazhdim do jem e angazhuar në një projekt që nuk më lejon të marr pjesë në të dyja angazhimet” – tha Andonia për revistën Class.

Modelja gjirokastrite është e dyta "Sofi" që i ikën nga emisioni gazetarit Arian Çani. Më herët, Romina Alku bjondja simpatike e historike e "Zonë e Lirë", la punën për shkak të batutave të tepruara të gazetarit.

Të këshilluara

Rihanna: Mos më afrohet Rita Ora!

Rihanna u shpërblye mbrëmjen e së dielës me një çmim shumë të rëndësishëm në ceremoninë muzikore MTV Video Music Awards, ndaj, 28-vjeçarja nga Barbados dëshiroi...

08:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI