Flash

Arrestohet balerina seksi, i vodhi celularin një 46-vjeçari

Lapsi.al 31 August 2016
Arrestohet balerina seksi, i vodhi celularin një 46-vjeçari

Pavarësisht se është vetëm 18 vjeç, Kristjana Saxobeat njihet në showbiz si një prej femrave më provokuese. Ishte pikërisht ajo, e cila u komentua për mesazhet private të shkëmbyera me reperin e njohur Noizy: "19 herë brenda natës"! Por, ngjarjet me sa duket kanë ndryshuar rrjedhë dhe Kristjana është bërë lajm tashmë për një "prapësi" e cila mund t'i kushtoj jo pak.

Sipas njoftimit të policisë, balerina sexy është arrestuar në flagrancë nga specialistët e Komisariatit Nr 1, Kristjana Ibro, 18 vjeçe, lindur në Korçë dhe banuese në Tiranë, e dënuar më parë për veprën penale "Drejtim mjeti pa leje drejtimi".

Sipas policisë, arrestimi i saj është bërë pasi shtetasi L. S., 46 vjeç, ka kallëzuar se më datë 18.08.2016 në orët e para të mëngjesit në banesën e tij, kjo shtetase i ka vjedhur telefonin e markës iPhone 6S.

Pas veprimeve të para hetimore u sekuestrua në cilesinë e provës materiale kësaj shtetaseje telefoni i markës iPhone 6S.

“Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, për hetime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhje", parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI