Flash

Foto ekskluzive/ Rita Ora dhe Shkëlzen Doli, prova në kishë për koncertin e Nënë Terezës

Lapsi.al 2 September 2016
Foto ekskluzive/ Rita Ora dhe Shkëlzen Doli, prova në kishë

Një ditë përpara koncertit "Himni i Nënë Terezës" që do të mbahet në vigjilje të shenjtërimit të saj këtë të dielë në Vatikan, kanë nisur provat në “Basilica Papale di San Paolo Fuori Le Mura”. Krahas emrave shqiptarë më të njohur të artit, kryesisht muzikës operistike në botë, pjesëmarrëse do të jetë edhe ylli i pop-it Rita Ora, e cila së bashku me violinistin kosovar Shkëlzen Doli, do të performojnë këngën “What child is this”, e shkruar nga William Chatterton Dix, në 1865.

Në këtë foto ekskluzive të lapsi.al, Rita Ora, siç shihet ka zgjedhur të shkojë në prova me një fustan të gjatë të zi duke respektuar "kodin" e veshjes në kishë, por kombinuar me bluzën sportive Adidas dhe atletet e dizenjuara prej saj, të po kësaj firme. Një tjetër detaj që të bie në sy sa i takon look-ut të Ritës në këtë ditë provash, janë flokët. Bjondja "e përjetshme" me sa duket ka provuar të errësojë ngjyrën, me gjasë t'i përshtatet tematikës së eventit.

Në koncertin për Nënë Terezën do të këndojnë yjet më të mëdhenj të operistikës shqiptare e botërore; Ermonela Jaho e Saimir Pirgu, sopranoja protagoniste e koncertit, Inva Mula, baritoni Gëzim Myshketa, tenori Ramë Lahaj.

Të këshilluara

Çfarë e ka mërzitur Nard Ndokën?

Lajmi se deputeti karizmatik i Parlamentit të Shqipërisë ka pranuar ftesën për të kërcyer në spektaklin "Dance With Me", me sa duket qënka plotësisht i vërtetë....

14:54

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI