Flash

Lori Hoxha tallet keq me mediat, pas lajmit abuziv të ndarjes nga Vis Bajraktari

Lapsi.al 2 September 2016
Lori Hoxha tallet keq me mediat, pas lajmit abuziv të ndarjes nga Vis

E mbani mend "dhuratën e Vjollca Hoxhës për Lorin" që trashëgimtarja postoi në Snapchat? Supozohej që, sipas artikujve në portale e ëma i dhuroi bijës së madhe një shufër ari në të cilën kishte gdhendur “Keep it together” (qëndroni bashkë). Përgjigja e Lorit bashkëngjitur fotos ishte ajo që nxiti sajesat e lajmeve, duke qënë se 22-vjeçarja shkroi, "ndonjëherë është kaq e vështirë mami".

Kaq mjaftoi dhe postimi në fjalë mori vëmendjen e jashtëzakonshme e të pa shpjegueshme në mediat e çartura shqiptare, të cilat shkruan me siguri të plotë se bëhej fjalë për lidhjen e Lorit me Vis Bajraktarin, së cilës i ka ardhur fundi dhe Vjollca po i kërkonte të bijës mos ndahej...

Por në të vërtetë, “shufra prej ari” nuk ishte as më shumë e as më pak se... një kapëse për fletët. Në një foto të së gjithës dallohet qartë se "dhurata luksoze e Vjollcës për Lorin" është thjesht një kapëse letrash, me të cilën Lori me të drejtë ironizon mediat: “Lol you go stapler you made the headlines”, pra: “(qesh) të lumtë kapëse ja dole të jesh kryeartikull”.

Të këshilluara

Çfarë e ka mërzitur Nard Ndokën?

Lajmi se deputeti karizmatik i Parlamentit të Shqipërisë ka pranuar ftesën për të kërcyer në spektaklin "Dance With Me", me sa duket qënka plotësisht i vërtetë....

14:54

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI