Flash

Zbulohet vendimi: Top Channel largon Eneda Tarifën

Lapsi.al 2 September 2016
Zbulohet vendimi: Top Channel largon Eneda Tarifën

Ndonëse prej disa muajsh qarkullojnë lajmet se ky sezon i ri i Top Channel nis me ndryshime të mëdha, shumë prej lajmeve nuk janë konfirmuar apo komentuar nga drejtuesit. I tillë ishte dhe lajmi për ndryshimin e moderatorëve të spektaklit të humorit “Portokalli”.

Menjëherë pas publikimit të njoftimit se “Portokalli” kërkonte moderatorë, aktorë, lindën dhe dyshimet për largimin e njërit prej moderatorëve aktualë. Mirëpo këtij dyshimi Eneda Tarifa i’u përgjigj: “Ndodh çdo vit që drejtuesit gjatë stinës së verës bëjnë audicione për të marrë emra dhe figura të reja. Kërkojnë skenaristë, emra të rinj që aspirojnë në fushën e humorit, moderatore. Edhe këtë vit ka ndodhur e njëjta gjë. Po kërkohen emra për një 'show' të ri që pritet të nisë së shpejti në 'Top Chanel'. Do të jetë një hapësirë e humorit, paralel me 'Portokallinë'”

Ndërkohë, ditën e premtes, burimë të brendshme pranë “Top Channel” kanë konfirmuar ekskluzivisht për Anabel.al se Eneda Tarifa nuk do jetë më pjesë e spektaklit. Ndërkohë që vendimi për Enedën është marrë nga drejtuesit, përsa i përket dy prezantuesve të tjerë, Xhemi Shehut dhe Salsano Rrapit, ende nuk ka asnjë informacion.

Të këshilluara

Çfarë e ka mërzitur Nard Ndokën?

Lajmi se deputeti karizmatik i Parlamentit të Shqipërisë ka pranuar ftesën për të kërcyer në spektaklin "Dance With Me", me sa duket qënka plotësisht i vërtetë....

14:54

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI