Flash

Julian Deda revoltohet me prezantuesit që u puthën në buzë: U përdorët, jeni të mjerë!

Lapsi.al 6 September 2016
Julian Deda revoltohet me prezantuesit që u puthën në buzë:

Puthja mes dy aktorëve Devi dhe Dori, prezantuesve të “Fiks Fare”, ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale. Sikur mos mjaftonin komentet e njerëzve të thjeshtë, kolegu i tyre nga aktrimi, Julian Deda, nuk e ka përmbajtur dot veten. Në një status në facebook, aktori shkodran analizon situatën dhe jep disa këshilla për djemtë:

“Dy çuna që puthen në buzë vetëm për t’u bërë të famshëm, vetëm për të fituar pak audiencë për një emision televiziv, mund t’i quash ose të përdorur deri në fyerje ose mediatikisht të mjerë. Nuk fitohet popullariteti duke i futur llapën shokut, më besoni për këtë. Ai fitohet me seriozitet dhe mbi të gjitha me shumë, shumë djersë të derdhur në punë. Ju lutem shumë o çuna, mos lejoni askënd, as drejtorët, as pronarët qe t'ju përdorin në këtë mënyrë. Është gjynah, që njerëzit që kanë lekun të mendojnë për aktorët se janë ca budallej, me të cilët mund të bësh gjithçka vetëm për pak audiencë. Mos ja lejoni vetes një gjë të tillë, nuk është nevoja. Publiku ju do më shumë nëse i dilni përpara me personalitet dhe pa hile.” – shkruan Julian Deda. 

Të këshilluara

Ledri Vula fle me meshkuj?

Nëse iu kishte shpëtuar një selfie e herëshme e reperit kosovar ku në sfond duket shtrirë kolegu i tij Ermal Fejzullahu, blitz.al ...

09:29

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI