Flash

Sherri publik i Encës me Noizyn, prishet miqësia mes dy këngëtarëve?

Lapsi.al 6 September 2016
Sherri publik i Encës me Noizyn, prishet miqësia mes dy

Duket se suksesi i hitit veror “Bow Down” është pasuar me një konflikt autorësie mes Noizy­t dhe Enca Haxhisë, të cilët prej vitesh ruanin një miqësi të veçantë. Pas kapjes së shifrës 30 milionë klikime në YouTube, ishte 20-vjeçarja Enca Haxhia ajo e cila shprehu e para entuziazmin për suksesin, duke shkruar në Instagram: “Jam kaq e lumtur që shoh se si një këngë që unë e kam shkruar me kaq dashuri dhe pasion, sapo ka arritur 30 milionë”, duke deklaruar kështu se ajo është autore e saj.

Por menjëherë pas këtij postimi, erdhi reagimi i Noizyt, i cili duke korrigjuar Encën tha se ishte ai krijuesi i hitit: “30 milionë, sa për të të korrigjuar Enca Haxhia. Është diçka që unë e kam krijuar, në rast se harrove. Dhe po, je e falur. Paqe”. Pak kohë më pas, të dy i fshinë këto postime aspak të këndshme nga faqja e tyre në “Instagram”, ndërsa Enca vijoi me disa postime të tjera në “Snapchat”, si: “Unë dhe ai ishim të pandarë…”. Nuk dihet nëse dyshja e kanë lënë pas sherrin publik, por me siguri pas këtij episodi, gjërat nuk do të jenë si më parë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI