Flash

Film për hashashin në Lazarat, seks simboli italian në rolin e Bujarit

Lapsi.al 9 September 2016
Film për hashashin në Lazarat, seks simboli italian në rolin e

Ylli i kinematografisë italiane, Gabriel Garko, ka ardhur për të tretën herë në Shqipëri, dhe e dini? Në Lazarat! Në fakt, qëllimi i kësaj vizite është projekti në proces i filmit “Lazarat Burning”, një produksion i “Mercury Film”, në të cilin Garko do të luajë rolin e një shqiptari. Bujari nga Lazarati (Garko) është i biri i një shpërndarësi droge, i cili ka humbur jetën gjatë mosmarrëveshjeve me këtë lloj biznesi. Edhe e ëma, po kështu ka humbur jetën në fushat me hashash.

Ylli i serialit “Nder dhe respekt”, ishte i pranishëm në një konferencë për mediat në Hotel Tirana bashkë me producentët Issa Zaroui, Marco Balsamo e të tjerë. I pranishëm gjithashtu në konferencë ishte edhe bashkëproducenti shqiptar, Koloreto Cukali, i cili prezantoi në Tiranë projektin kinematografik “Lazarat Burning".

Xhirimet e filmit që ka protagonisht Garko-n pritet të nisin në prill të vitit të ardhshëm dhe premiera të shfaqet në vjeshtë. Një nga emrat më të njohur të Hollivudit, William Kaufmann, është zgjedhur të drejtojë xhirimet, por sikurse u shprehën producentët për aktorët e tjerë ende nuk është vendosur.

Të këshilluara

Bebe Rexha po vjen, jep lajmin në Snapchat

Ylli i ri i pop-it amerikan, kantautorja me origjinë shqiptare Bebe Rexha (Bibi Reksa) është nisur nga Los Angeles për në Shqipëri. Bjondja e talentuar e muzikë...

07:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI