Flash

Robert Aliaj përplaset me Nard Ndokën: Më mirë në bordello se me politikanët!

Lapsi.al 12 September 2016
Robert Aliaj përplaset me Nard Ndokën: Më mirë në

Një prej konkurrentëve më të përfolur të 'Dance ëith Me' është ish-Ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka. Ai u prezantua sot për herë të parë në vallëzim bashkë me partneren e tij, Greta Koçin. Ata dolën fituesit e mbrëmjes së parë të 'Dance With Me'.

Pas përfundimit të performancës me këngën 'L'emozione non ha voce' të Celentano-s, Nard Ndoka dhe Greta Koçi morën vlerësime të larta, ndërsa juria e përgëzoi Ndokën si një politikan që ka guxuar të shfaqet ndryshe. Robert Aliaj përfitoi nga rasti për të dhënë mendimin e tij mbi politikanët shqiptarë, duke i kritikuar ashpër për mënyrën si e qeverisin vendin dhe sa pak afër janë me publikun.

'100 herë më mirë njerëzit që janë në bordello se politikanët në parlamentin shqiptar!', deklamoi Aliaj. Ai vlerësoi Ndokën që përmes pjesëmarrjes në spektakël po jep një imazh të ri të politikanit shqiptar.

'Unë jam ndryshe!' ishte përgjigja e menjëhershme e Ndokës. Ai u shpreh se nuk ka pasur për qëllim të gënjejë apo të vjedhë askënd, por përpiqet vetëm të sjellë pozitivitet tek njerëzit, ndaj edhe ka pranuar të jetë pjesë e spektaklit./ Anabel

Të këshilluara

Policia kap "mat" Robert Ndrenikën, e gjobit

Aktori i famshëm shqiptar, Robert Ndrenika, i cilësuar si ndër aktorët më të mirë shqiptarë të të gjitha kohërave, është përballur me një police, e cila nuk u d...

11:47

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI