Flash

VIDEO/ Noizy i nënshtrohet operacionit, mjekët i heqin një plumb nga trupi

Lapsi.al 13 September 2016
VIDEO/ Noizy i nënshtrohet operacionit, mjekët i heqin një plumb

Mjeku që operoi reperin Noizy ka rrëfyer për KALLXO.com se këngëtarit i është hequr një plumb pas një ndërhyrjeje kirurgjike.

Mjeku kujdestar në Emergjencën e Prishtinës, Avni Xhafa, ka folur për lëndimet që ka pësuar reperi Rigels Rajku, i njohur me nofkën Noizy, pas incidentit në qendër të Prishtinës.

Ortopedi Xhafa e ka operuar Noizyn pasi ai ishte qëlluar nga një plumb, i cili i është hequr pas një ndërhyrjeje kirurgjike.

“Konfirmoj se Rigels Rajku ka ardhur me një plagë në regjionin gluteal të djathtë si dhe plumbin i cili prezanton në rentgen në të njëjtën anë. Plumbi është hequr ndërsa gjendja e pacientit është stabile dhe pa dëmtime të strukturës kockore dhe neurovaskulare”, ka thënë mjeku që kreu operacionin.

Sipas tij, pacienti ka refuzuar qëndrimin dhe trajtimin e mëtejshëm në spital.

Noizy është larguar menjëherë pas operacionit ndërsa në videon mëposhtë mund të vërehet dora e tij e djathtë e fashuar, me të cilën besohet se ka goditur Cozman.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI