Flash

Pati fatin e Mentor Kikisë, ish-prezantuesja e ‘Fiks Fare” rrëfen prapaskenat e largimit nga puna

Lapsi.al 21 September 2016
Pati fatin e Mentor Kikisë, ish-prezantuesja e ‘Fiks Fare”

Kryeredaktori i lajmeve në Top Channel u shkarkua nga detyra me një komunikim verbal, në mbledhje, nga eprori i tij Sokol Balla. Përtej dyshimeve, vetë Mentor Kikia tha se nuk i ishte thënë asnjë arsye dhe as vendim zyrtar nuk ka patur.

Në lidhje me këtë largim të papritur, ose më saktë për mënyrën e largimit nga puna të punonjësve në Top Channel, ka reaguar dhe Fiori Dardha e cila, duket se pati të njëjtin fat me kolegun e saj të informacionit, të shkarkuar rishtas.

“Mua nuk me cudisin keto menyrat e largimit nga puna (verbalisht ose vetem me nje mesazh).

Mund ta marresh vesh qe nuk je me ne pune edhe fare rastesisht, ne forme thashethemi (ne urban, lokal, rruge).

Nese je person publik konsiderohesh me fat nese e meson lajmin pak para portaleve, ose publikimit ne gazete.

Ne kete vend nuk njihen procedurat e kur s'i njeh, nuk ke pse i respekton.

Jane te rralle punedhenesit qe ndertojne marredhenie njerezore me punemarresit e tyre, ndaj e vetmja gje qe mund te te shpetoje kur meson se do te te largojne nga puna eshte kontrata.

Jeta duhet te na mesoje qe ta lexoje mire ate dreq kontrate perpara se ta firmosim, mos te shohim vetem rrogen. #KontrataEshteNona” – shkruan Fiori e cila pasi e larguan nga “Fiks Fare”, konfirmoi se nuk i ishte komunikuar zyrtarisht arsyeja për të lënë punën. 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI