Flash

Divorci Zholi-Pit, “shkaktarja” thyen heshtjen

Lapsi.al 22 September 2016
Divorci Zholi-Pit, “shkaktarja” thyen heshtjen

Ajo u përfol si shkaktarja e ndarjes së Brad Pitit dhe Anxhelina Zholinë. Por Marion Kotijar i ka mohuar këto hipoteza me anë të një deklarate. Aktorja 40-vjeçare ka rrëfyer se është shtatzënë me fëmijën e dytë me të dashurin e saj prej disa vitesh, Gulielm Kane.

Kotijar, e cila ka luajtur së bashku me Brad Pit në filmin “Allied”, shprehet se zërat për një ndërhyrje të saj në çiftin Pit-Zholi e kanë stresuar së tepërmi.

“Nuk jam mësuar të komentoj lajme të tilla dhe as t’i marr seriozisht, por meqë situata po vijon të përshkallëzohet dhe po prek edhe njerëz që unë i kam përzemër, me duhet të reagoj. Shumë vite më parë e kam takuar njeriun e jetës time, babanë e djalit tonë dhe të bebes që unë pres. Ai është dashuria ime, miku më i ngushtë, i vetmi për të cilin kam nevojë”, ka shkruar aktorja franceze në “Instagram”.

Të këshilluara

Rita Ora më seksi se kurrë

Ajo u shfaq në pasarelë per të reklamuar të brendshmet e markës Tezenis. Rita është ikona e këtij brendi dhe paraqitja e saj ishte e pritur në këtë pasarelë po...

19:08

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI