Flash

Plas pistoleta në club-in ku këndoi mbrëmë Noizy në Tiranë

Lapsi.al 25 September 2016
Plas pistoleta në club-in ku këndoi mbrëmë Noizy në

Rikthehen sërish në qendër të vëmendjes problemet mes të rinjve dhe sherret në klubet e natës. Këtë herë të përfshirë në një sherr masiv mes anëtarëve të dy grupeve rivale janë bërë disa të rinj, të cilët kanë trembur banorët e Saukut, në periferi të Tiranës, pasi kanë qëlluar disa herë me armë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të ditës së sotshme, ku të rinjtë janë përplasur mes tyre tek “Arena Club”, ku edhe kishin kaluar mbrëmjen ndërsa i ftuar special ka qenë Noizy . Sherri ka nisur fillimisht brenda klubit dhe më pas ka vijuar edhe jashtë, ku janë nxjerrë armët.

Shkak për sherrin mes dy grupeve, që kishin rivalitet mes tyre, është bërë prenotimi i tavolinave në zonën VIP të lokalit të natës.

Mësohet se të rinjtë kanë qëlluar me armë nga 4 makina të ndryshme, në drejtim të njëri –tjetrit. Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e të rinjve që qëlluan me armë. Në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja pistolete, ndërsa policia shoqëroi dy truproje të lokalit, P. G dhe E. D, si persona që kanë dijeni për ngjarjen.

Të këshilluara

Zbulohet "sekreti" i Shpat Kasapit?

"Shpat Kasapi me të dashurën e re që është nga një fshati i Lushnjes që quhet Cermë, kanë mbi një vit që janë bashkë, i kam parë edhe duke u puthur", thotë një ...

13:51

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI