Flash

Përplasje e fortë në "Dance With Me", tërbohet Robert Aliaj del kundër të gjithëve

Lapsi.al 26 September 2016
Përplasje e fortë në "Dance With Me", tërbohet

Interpretimi i çiftit Arnita Beqiraj - Besmir Bitraku duket se nxehu gjakrat këtë të hënë në "DWM" kur pas Tangos në skenë, anëtari i jurisë Robert Aliaj iu kundërvu kërcimit të tyre duke e shumëzuar me zero.

Teksa Aliaj shpjegonte teorinë e tij mbi "mungesën e shpirtit" në performancën në fjalë dhe kryesisht pakënaqësinë kundrejt aktorit, prezantuesja Alketa Vejsiu deshi të çtensionojë situatën dhe thirri në ndihmë shef Renato Mekollin. Mirë po, në vend që të qetësohej me muzikë greke, Robert Aliaj u çmend më keq!

Me të mbaruar Renato këngën, Robert Aliaj shpërtheu kundër kësaj kënge dhe muzikës greke që interpretohet në një televizion shqiptar. "Ndryshe nga grekët që janë me identitet, mua më vjen keq që ne s'kemi identitet si shqiptarë. Një koleg imi në Greqi nuk do fliste shqip atje. Mos këndoni greqisht", ishte revolta e kantautorit Aliaj drejtuar producentëve të spektaklit por që sigurisht, ndeshi në kundërshtimin e të gjithëve.

Të këshilluara

Zbulohet miliarderi i Bleonës

Diçka e madhe po vjen nga Bleona dhe kësaj rradhe, në mos ndonjë “shashkë” të cilave ia shohim shpesh tymin, një...

11:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI