Përplasja e fortë mbrëmjen e së hënës në "Dance With Me" me sa duket e ka një shpjegim. Shpërthimi i kantautorit Robert Aliaj mund të ketë ardhur pikërisht nga alkooli. Siç e kemi parë shpesh në tavolinën e jurisë, Aliaj ngre herë pas here një faqore, si për t'u shkëputur nga "realiteti", ato që sheh në skenën e spektaklit të kërcimit. Mirë po, sonte duket se Berti ka dalë zbuluar nga kolegia e tij, Valbona Selimllari e cila pati gjithashtu 2-3 përplasje me Aliajn. Siç shihet në foton e postuar nga adresa zyrtare e programit, Bobi ka gjetur shkaktaren e "turbullimit" të Bertit. Në fakt, pija nuk është ndonjë gjë e re për artistët!
Netanyahu drejt humbjes së pushtetit?/ Eisenkot merr mandatin për formimin e qeverisë së re
Benjamin Netanyahu përballet me një nga sfidat më të mëdha politike të viteve të fundit, pasi rivali i tij Gadi Eisenkot pri...