Flash

Surpriza e Lulzim Bashës dhe dhurata e çifiti Berisha për Greta Koçin

Lapsi.al 29 September 2016
Surpriza e Lulzim Bashës dhe dhurata e çifiti Berisha për Greta

25-vjetori i këngëtares Greta Koçi ka mbledhur në një festë private dhjetra personazhe të njohur të skenës e spektaklit. Të pranishmit treguan në mediat e tyre sociale se u argëtuan pa fund mes muzikës dhe pijeve. Atmosfera në ditëlindjen e Greta Koçit ku të pranishëm ishin miq artistë dhe bashkëpunëtorëve të këngëtares ndër vite, zgjati përgjatë gjithë natës. Por pati dhe detaje që atë natë shpëtuan nga vëmendja e të ftuarve.

Krahas urimeve të ftuarit kishin menduar edhe për dhuratat. Disa kishin sjellw me vete lule, të tjerë bizhu me vlerë apo edhe veshje firmë… Por mes tyre, ajo që spikati ishte buqeta e kryetarit të Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha, i cili në pamundësi dërgoi një buqetë të veçantë, në pusullën e të cilës shkruhej: “E dashur Greta, të uroj nga zemra gëzuar ditëlindjen, edhe 100 vjet të lumtura”… Por veç kryetarit Greta ka marrë një dhuratë edhe nga familja Berisha, më saktë çifti Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, shkruan revista Who.

Atmosfera në festë arriti kulmin pak para mesnate kur ishte momenti i fryrjes së qirinjve të tortës… Miqtë i kishin përgatitur një surprizë, dy torta, njëra me qirinjtë ’25’ dhe tjetra me qirinjtë ’16’ dhe Greta sigurisht që zgjodhi këtë të fundit. Situata u nxeh edhe më shumë disa minuta më vonë kur muzika nuk njihte limit dhe kur këngët që luheshin ishin hite të disa prej protagonistëve të ftuar në festë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI