Flash

Elvana Gjata bëhet stiliste, na shpjegon çfarë do të thotë Lejla

Lapsi.al 5 October 2016
Elvana Gjata bëhet stiliste, na shpjegon çfarë do të

Ndonëse u bënë disa kohë që nuk është protagoniste në muzikë, Elvana Gjata rikthehet herë pas here me propozime të reja, që me gjasë shkojnë në funksion të biznesit të saj. Kështu duket se ka vepruar edhe me klipin e ri, të cilin ka disa muaj që e ka paralajmëruar.

Nuk u mjaftua vetëm me trenin e bojatisur me ngjyrën e “Rilindjes” (që ngjalli polemika) për të kompletuar idenë e këngës së re, bashkëpunimin me Capital T. Por, si për ta amplifikuar më shumë në publik këngën “Lejla”, 30-vjeçarja thotë se ka krijuar një mini koleksion me fustane, pikërisht në këtë ngjyrë. 

Në rolin e stilistes, Elvana Gjata shpjegon jo vetëm bashkëpunimin me partnerin e saj kosovar, por gjithashtu dhe kuptimin e ngjyrës lejla. "Valdrini ka një lidhje të fortë me muzikën. Sapo dëgjoi "Lejla" u "çmend". Jemi kënaqur shumë ndërsa realizonim këngën dhe videon.", shpjegon Elvana Gjata për Anabel.al, "Kështu natyrshëm, pa asnjë strategji, u frymëzuam nga "Lejla" për një mini­koleksion vetëm në këtë ngjyrë. Përcjell ndjesinë e mbretërores, fisnikes, mister dhe shumë romanticitet."

Në fakt, këngëtarja rrëfen se punën e krijimit nuk do ta lërë me kaq. Duke lënë mënjanë muzikën, Elvana Gjata tha për “Anabel” se ajo do të bëjë projekte akoma më të mëdha në të ardhmen në fushën e modës. Ky angazhim i ri duket se shkon në favor të dyqanit të veshjeve që ajo ka, i cili ndoshta e ka shfokusuar këngëtaren nga profesioni i saj primar.  

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI