Flash

Njihuni me modelen e Instagram-it që i mashtroi të gjithë

Lapsi.al 7 October 2016
Njihuni me modelen e Instagram-it që i mashtroi të gjithë

Asgjë në llogarinë e saj në Instagram nuk duket e pazakontë. Por, megjithatë profili që ajo iu prezantua botës është “fallco”.

Louise Delage duket si një vajzë e pashme franceze që e shijon jetën, duke pirë koktejle, duke ngrënë në restorante luksoze apo duke shijuar shampanjë teksa ndodhet në vaskë.

Aq e pashme në fakt, sa 25-vjeçarja parisiene arriti të kishte mbi 50 mijë ndjekës që kurse e hapi llogarinë e saj e saj në Instagram më 1 gusht.

Si shumë yje në Instagram, edhe ajo kishte admiruesit e saj, që i bënin vazhdimisht komplimente.

Por, më 30 shtator Delage postoi në llogarinë e saj një video të fundit ku përmblidheshin të gjitha postimet e bëra që nga fillimi, duke zbuluar një detaj që i lidh të gjitha; në secilën nga 149 fotot e postuara, ajo mbante një pije alkoolike në dorë.

Llogaria e Delage në fakt nuk ishte ashtu siç dukej, dhe madje as ajo nuk ishte ‘e vërtetë’.

“Louise Delage” është në fakt një studente franceze që pozonte në kuadër të një fushate për ‘Addict Aide’, një organizate që ndihmon njerëzit të qëndrojnë esëll dhe është realizuar nga një agjenci reklamash në Paris, BETC. Emri i vajzës është sekret, sipas presidentit te BETC, Stéphane Xiberras.

“Asnjë nga ndjekësit në Instagram nuk e kuptoi se adresa ishte e rreme, por të gjithë besuan se kjo vajzë kishte gjithçka në jetë”, thotë ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI