Flash

Hashashi trondit spektaklin, Robert Aliaj shpërthen në skenë kundër deputetëve

Lapsi.al 10 October 2016
Hashashi trondit spektaklin, Robert Aliaj shpërthen në skenë

Një nga momentet më pikante këtë të hëne në spektaklin e kërcimit në Tv Klan ishte kur pas performancës së çiftit Greta Koçi dhe Nard Ndoka, anëtari i jurisë Robert Aliaj nxorri një bluzë në të cilën ishte stampuar një gjethe hashashi. Tema e kanabisit e lakuar kudo, madje së fundi edhe në mediat ndërkombëtare duket se e kishte revoltuar artistin kontravers i cili përmes një monologu, iu drejtua pak a shumë kështu, deputetit Ndoka: "Kam këtë dhuratë për ty, kjo bluzë duhet të jetë veshje zyrtare, në spitale, në gjykata. Hashashi na përfaqëson tashmë, është identiteti ynë". Përballë këtij presioni nuk qëndroi aspak gojëlidhur deputeti demokristian i cili pavarësisht se mohoi prezencën e tij në "Dance With Me" si përfaqësues i Parlamentit, i kërkoi Robert Aliajt të vendosë gishtin ose tek kryetari i Parlamentit ose tek kryeministri pasi sipas Nardit ata janë përgjegjës për situatën e kanabisit në vend. "Çdo faj ka një fajtor, zgjidh ose Kryetarin e Parlamentit ose Kryeministrin, t'ia jap e ta veshi këtë bluzë", tha Nard Ndoka duke shtuar se mbi 80% e deputetëve të Parlamentit janë me moral të lartë politik e profesional.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI