Flash

Transformimi i Edi Ramës: Dhëmbët, lëkura, veshja e kryeministrit nuk janë më njësoj

Lapsi.al 11 October 2016
Transformimi i Edi Ramës: Dhëmbët, lëkura, veshja e

Një video e hershme e Edi Ramës e dalë rishtas në publik, ka frymëzuar autorët e këtij artikulli për të sjellë transformimin e kryeministrit shqiptar ndër vite. Nga veshja, rrudhat, flokët, dhëmbët dhe gjestikulacioni, Edi Rama “i ri” duket se ka ndryshuar shumë nga ai i dikurshmi. Sipas revistës “Who”, 52-vjeçari tashmë politikan, duhet të ketë punësuar një kurator personal imazhi, përderisa pamja e tij është përmirësuar nga koha kur Rama ishte thjesht kryebashkiak. 

Ai ra në sy që në daljet e tij të para. Një personazh i ri, shumë larg stilit të zakonshëm, nga veshja e sjellja. Çorapet me ngjyra të Edit, e më vonë kollaret e çuditshme, u bënë ‘hit’ që në kohët ku të gjithë sytë ishin nga televizori, pasi interneti nuk ishte ende kaq i zakonshëm në shtëpitë shqiptare.

RRUDHAT

Duke pasur një fytyrë që i flet shumë mimika, që në moshë të re Edi Rama kishte rrudha. Po ashtu rrathët e syve i kishte të nxirë, e mbi qepalla kishte dy qeska dhjamore. Sot duket më i “hekurosur” e sigurisht që trajtimet e kryera janë lehtësisht të dallueshme. Po ashtu besojmë se edhe regjimi duhet të ketë pasur ndikim të madh në përmirësimin e lëkurës së kryeministrit. Ai sot bën një jetë familjare, e sigurisht që bashkëshortja Linda kujdeset për regjimin e tij ushqimor e orët e gjumit.

VESHJA

Edi Rama solli një “frymë” të re në radhët e përfaqësuesve të politikës shqiptare, të cilët deri atëbotë kishin “unfiormën” e tyre: kostum i zi, këmishë të bardhë e kollare standarde. Rama i dashuronte ngjyrat. Ai historikisht ka përdorur çorape shumëngjyrëshe, këmisha me lule e kollare që komentoheshin në fillim si të çuditshme. Sot kryeministri vazhdon të veshë ‘t-shirt’ paraditeve në takimet me qytetarët, apo pantallona të shkurtra në bulevard, por në mbledhje qeverie, kryeministri e parlament, ai ka përqafuar “uniformën” e kostumit serioz. 

DHEMBET

Edi Rama ka pasur probleme me dhëmbët. Ndaj kur i rregulloi ato, fitoi buzëqeshjen që ka sot, ndaj ra menjëherë në sy. Madje kjo u bë edhe shkak për batuta nga ana e opozitës. Rregullimi i dhëmbëve ka qenë vendimi më i mirë që Rama ka marrë për veten.

FLOKET

Flokët e Ramës, kurrë të krehura me rregull, tregonin ende pa hapur gojën, për natyrën e tij kontroverse. Gjithnjë flokëpakë, vitet e fundit Rama vendosi që t’i presë shkurt ato për t’u dukur më i rregullt se kurrë.

GJESTIKULACIONI

Edi Rama sot kontrollon zërin, levizjet e duarve, të kokës e të trupit. Dikur ai tundej e shkundej, e dukej sikur e kishte gati të pamundur të qëndronte pa lëvizur. Dhe jo pak herë ulëriste në podium.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI