Flash

Lajthit Aurela. Merr avionin se në Shqipëri nuk e kuptojnë

Lapsi.al 14 October 2016
Lajthit Aurela. Merr avionin se në Shqipëri nuk e kuptojnë

Ka njerëz që guxojnë të flasin edhe kur nuk kanë gjë për të thënë. Por ka edhe pjeshka që hapin gojën edhe kur nuk kuptojnë se c'thonë. Njëra prej tyre është parë në emisionin “Wake Up” në “Top Channel”. Aty Aurela Hoxha u shpreh se në një vend si Shqipëria, personat publikë e kanë të vështirë të jenë vetvetja. Sipas saj kjo është arsyeja se përse preferon të udhëtojë shpesh jashtë vendit. “Zgjidhja është të marrësh avionin e parë dhe të shkosh në një vend që nuk të njohin, ku ti mund të kënaqesh e të ndihesh e lirë. Jo gjithnjë mund të dalësh pa grim, apo me flokët e kapura; në Shqipëri situata të tilla janë të sikletshme, sepse edhe nëse je tek kafja e lagjes, padyshim që do thonë: Si ia ka lejuar vetes të dalë kështu!”- u shpreh Hoxha e cila harron se ka edhe njerëz normalë që jetojnë në këtë vend edhe pa pasur nevojë të rrisin gjoksin dhe te ngrene vithet, pasi nuk e shohin veten thjesht si kukulla të të tjerëve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI