Flash

Olti Curri dhe Valeri përplasen për "mikun" tek "E diela Shqiptare"

Lapsi.al 16 October 2016
Olti Curri dhe Valeri përplasen për "mikun" tek "E

Një surprizë jo vetëm për publikun por edhe për vetë jurinë ishte shfaqja e Valer Kolnikajt në festivalin Kënga Magjike. Ish-banori i Big Brother u përgëzua për guximin, me të cilin këndoi në skenën e "E diela Shqiptare". Mirëpo kalimi i tij në fazën pasardhëse nuk ndodhi pasi juria e përbërë nga; Ulis Kraja, Juliana Pasha, Olit Curri, Venera Lumani dhe Sardi Shehu, shtypën butonin e kuq.

Duke u ndalur në argumentimin se pse refuzuan Valerin, anëtarët e jurisë thanë pak a shumë se mjeku i Malësisë së Madhe nuk ishte në lartësinë e duhur me zërin. Kundërshti pati nga ana e modelit, por përplasja e vërtetë ndodhi me blogerin Olti Curri i cili nuk u kursye përballë Valerit. I pyetur nga Gjebrea se si iu duk teksti i këngës së Valerit me titull "Miku im", Olti u duk sikur e ngacmoi kur tha se nuk e kishte kuptuar për kë mik bëhej fjalë dhe si përfundoi kjo histori me mikun. Aty për aty, Valeri në rolin e këngëtarit u mbrojt duke thënë se nuk bëhej fjalë për atë "mikun" që mund të mendonte Olti, por për një mik të vërtetë sepse siç citoi Valeri, "më mirë një mik se një çiflig". Kjo situatë shkaktoi të qeshura dhe tek anëtarët e tjerë të jurisë, por sidoqoftë nuk shërbeu në favor të Valerit i cili sërish mbeti jashtë garës së "Kënga Magjikë".

Të këshilluara

Kapet "mat" Berat Buzhala me Ilir Metën

Botuesi i "Express"-it në Kosovë duket se i ka lënë pas ngacmimet me kryetarin e LSI-së së Shqipërisë. Tashmë kohët kur gazeta e Beratit e quante me ironi Ilir ...

14:40

Bob Dylan refuzon Nobelin?

Akademia suedeze e Nobelit nuk arrin te flasë me Bob Dylan. Njëzetekatër orë pas caktimit te çmimit Nobel për Letërsinë, kancelari i Akademisë ka deklaruar se k...

15:47

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI