Flash

“Lejla” – Elvana Gjata ndez ngjyrat e Rilindjes në klipin e ri

Lapsi.al 21 October 2016
“Lejla” – Elvana Gjata ndez ngjyrat e Rilindjes në klipin

Më në fund pritja mbaroi. Elvana Gjata ka vendosur të shfaqë premierën e klipit të ri, të hënën në orën 19. Por më shumë se rikthimi i këngëtares në muzikë, akoma më interes duket se ka ngjallur “kodi” lejla që ajo po kërkon të influencojë tek fansat.

Përtej fustaneve që siç tha i ka krijuar vetë, Elvana Gjata ka bojatisur me lejla edhe trenin, helikopterin, skafin… Mjete të cilat shfaqen njëri pas tjetrit në sekuencat e shpërndara nga vetë këngëtarja.

Nuk dihet nëse kjo fushatë ka lidhje me ngjyrën e Rilindjes, por me shumë gjasë, kryeministrit Edi Rama do t’i jetë bërë shumë qejfi. Kujtojmë këtu autobuzin e zgjedhjeve të 2013-ës i cili nuk kishte asgjë më pak se “shpikja” e Elvanës.

Nga ana tjetër, simbolika e mjeteve ujore e ajvionëve të ngjyrosur me lejla, nga përkrahësit e PD-së do mund të përkthehej fare lehtë; “narko-trafiku i Rilindjes”. Megjithatë, të hënën pritet që ky mister të zgjidhet. Nëse bëhet fjalë për politikë, apo thjesht kënga e Elvanës do të jetë hiti i rradhës. 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI