Flash

Soni Malaj flet për të dashurin e ri: Më buzëqeshi fati dhe mua!

Lapsi.al 21 October 2016
Soni Malaj flet për të dashurin e ri: Më buzëqeshi fati dhe

Artistja e cila menjëherë pas ndarjes nga ish-bashkëshorti, balerini italian Mirko, u hodh në krahët e një tjetër mashkulli, është rrëfyer për marrëdhënien e saj të re. Soni Malaj mund të ketë qëndruar larg vëmendjes së publikut, por me rikthimin e saj si konkurente në “Kënga Magjike”, jeta e saj private ka zgjuar interes. Përtej muzikës, ish-anëtarja e “Spirit Voice” ka rrëfyer në një intervistë për “Bordo”, marrëdhënien me Klevin, djalin më të ri në moshë me të cilin pati thënë se i kishte takuar palestra. Së bashku ata kanë hapur dhe një biznes kafeneje. E të gjitha këto, duket se i kanë rikthyer lumturinë Sonit.

Ju shoh sytë që shkëlqejnë Soni…

Jam e lumtur (buzëqesh). E kam thënë disa herë dhe shpresoj që publiku ta mirëkuptojë. Nuk më pëlqen kur paragjykohem ose kur shumë meshkuj në rrjete sociale bëjnë komente që nuk i kanë hije meshkujve. Nuk dua të më gjykojnë nga jashtë. Do doja shumë që ata të respektojnë lumturinë time.

I referoheni disa herë paragjykimeve. Për çfarë jeni ndjerë e paragjykuar?

Të përfundosh një lidhje, nuk është zgjedhje që një njeri do donte të bënte. Unë jam rritur me përrallën e Hirushes që gjen princin dhe ata jetojnë të lumtur përgjithmonë. Më në fund fati më buzëqeshi edhe mua!

Si reagon partneri ndaj jetës publike që keni ju?

Ai është shumë sportiv, edhe më sportiv se sa unë. Ai më thotë se kjo është puna jote, në fund të fundit kështu më ka njohur. Nuk e lë që të më ndikojë në personalitet, në marrëdhëniet e mia me njerëzit. Megjithatë, përderisa unë jam e lumtur, ai i ka pranuar të gjitha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI