Flash

3 vite pas sherrit, Adrian Gaxha flet për raportin me Flori Mumajesin

Lapsi.al 25 October 2016
3 vite pas sherrit, Adrian Gaxha flet për raportin me Flori Mumajesin

Përplasja mes dy artistëve 3 vite më parë duket se ka ngelur ende në kujtesë të publikut e medias. I ftuar në emisionin 'Express Rozë', Adrian Gaxha është pyetur për projektet më të reja muzikore, por dhe për marrëdhënien aktuale me Flori Mumajesin.

Moderatorja kosovare interesohet për raportet e këngëtarit nga Shkupi me kantautorin nga Tirana dhe Gaxha shprehet: “S’kemi patur kontakt as përpara zënkës. E respektoj, është producent i mirë, këngëtar i mirë dhe këngët i ka super, por vetëm kaq.”

Të dy u përfshinë në një konflikt rreth tre vite më pare. Gjithccka nisi pasi Flori akuzoi Gaxhën se për të krijuar këngën “Ngjyra e kuqe”, pjesëmarrëse në “Kënga Magjike”, ka vjedhur melodinë e këngës së tij “Tallava”. Adrian Gaxha reagoi shumë ashpër pas këtyre akuzave, duke e sulmuar Florin me fjalën ‘gay’. Por siç duket, gjithçka i përket të shkuarës dhe dy artistët nuk kanë më probleme mes tyre.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI