Flash

Joleza me "mision" në SHBA, zbulon diçka nga fushata për zgjedhjet presidenciale

Lapsi.al 28 October 2016
Joleza me "mision" në SHBA, zbulon diçka nga fushata

Ish-kryetarja e FRESSH Joleza Koka ndodhet në SHBA ku po bën fushatë për kandidaten demokrate Hillary Clinton por nga aktiviteti që po zhvillon në Nevada ajo ka bërë edhe një zbulim. Joleza ka gjetur një telefon të vjetë, që thotë se është përdorur në fushatë nga presidenti Obama. Më pas ka një akuzë për ish-qeverinë Berisha dhe më pas kalon tek kryetari i ri i FRESSH.

“Telefoni i fushatës që po përdor sot është shumë i vjetër. Në fakt qenka telefon i përdorur për herë të parë në 2008 në fushatën ku fitoi Obama për herë të parë.

I gjithë koncepti i vazhdimësisë është me shumë rëndësi për shtetformimin. Kushdo që vjen më pas e pasuron të tërën, nuk harxhon kohë dhe energji për ta ndërtuar nga fillimi.

Sa e paimagjinueshme është ti lesh zyrat e shtetit ashtu si i la qeveria Berisha në ikje. Mbaj mend gjithashtu dhe sa të vështira ishin fillimet në FRESSH, që veç se nuk gjetëm asnjë listë anëtarësie nga ekipi i kaluar edhe zyra ishte boshatisur.

Jam pa fund krenare që ekipi i ri ka mundësi të lulëzojë në një tokë të shëndetshme tani dhe kryetari i ri nuk do të ketë më pengesa banale”, shkruan Joleza Koka.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI