Flash

Shpërthen Joleza, sulmon Elisa Spiropalin nga Amerika

Lapsi.al 29 October 2016
Shpërthen Joleza, sulmon Elisa Spiropalin nga Amerika

Ish-kryetarja e FRESSH e cila trashëgoi këtë post nga Elisa Spiropali, ka bërë fajtore ish-drejtoreshën e doganave, për gjendjen në të cilën gjeti forumin rinor socialist. Ndonëse nga “epoka” Elisa kanë kaluar goxha kohë, 25 vjeçarja Koka nuk e ka lënë t’i shpëtojë rasti pa e thumbuar Spiropalin, për atë që në zhargon do të mund të quhej paaftësi. Ashtu siç sulmon ish qeverinë “Berisha”, me të njëjtën mënyrë ia përplas koleges së saj Spiropali. Joleza thotë se në fillimet e saj në krye të FRESSH nuk gjeti asnjë listë anëtarësie nga ekipi i kaluar dhe zyra ishte e boshatisur. Këtë refleksion Joleza Koka e postoi nga Amerika, aty ku prej disa ditësh po ndjek fushatën e Hillary Clinton.

“Telefoni i fushatës që po përdor sot është shumë i vjetër. Në fakt qenka telefon i përdorur për herë të parë në 2008 në fushatën ku fitoi Obama për herë të parë. 
I gjithë koncepti i vazhdimësisë është me shumë rëndësi për shtetformimin. Kushdo që vjen më pas e pasuron të tërën, nuk harxhon kohë dhe energji për ta ndërtuar nga fillimi.
Sa e paimagjinueshme është ti lesh zyrat e shtetit ashtu si i la qeveria Berisha në ikje. Mbaj mend gjithashtu dhe sa të vështira ishin fillimet në fressh, që veç se nuk gjetëm asnjë listë anëtarësie nga ekipi i kaluar edhe zyra ishte boshatisur. 
Jam pa fund krenare që ekipi i ri ka mundësi të lulëzojë në një tokë të shëndetshme tani :))) dhe kryetari i ri nuk do të ketë më pengesa banale.” – shkruan Joleza në facebook. Një deklaratë që me siguri do ta prekte Spiropalin, mbi të gjitha sepse sulmi vjen nga e dashura e një prej bashkëaktivistëve të Mjaft, Laert Kolës. 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI