Flash

Armina Mevlani flet hapur për luksin e shfrenuar dhe mbështetjen nga Zeni (VIDEO)

Lapsi.al 5 November 2016
Armina Mevlani flet hapur për luksin e shfrenuar dhe mbështetjen nga

E ftuar në Gossip Tv në rubrikën “In Style” me Sarën,  Armina Mevlani ndër të tjera ka folur dhe ka sqaruar njëherë e mirë edhe pjesën e jetës së luksit.

 

Për këtë të fundit është përfoluar aq shumë në lajmet rozë madje është akuzuar se e ka “dhuratë nga partneri”, por në fakt nuk është kështu. Blogerja shprehet se edhe pse në fillim prekej nga këto fjalë, tani nuk i përjeton fare sepse e di vlerën dhe punën që ka bërë dhe sqaron se  ka qenë e ftuar në këto sfilita mode pikërisht për shkak të blogut.

 

“Portalet shkruanin se shishja e verës (që në të vërtetë iu dhurua nga personali i hotelit ku po qëndronte) m’u dhurua nga partneri. Edhe hoteli superluksoz po ashtu nga partneri dhe aty përjetova njëfarë irritimi për të vetmen arsye, sepse e kisha fituar vetë . Kjo është pagesa që mua po më jepet për punën që po bëj”, thotë Armina.

 

Ndërkaq ajo vazhdon të shpjegojë se është pak e vështirë për një femër e cila cila ka një partner që përflitet dhe që është person publik sepse gjithmonë do ta lidhin me angazhimet e saj.

 

“ Unë gjithmonë e kam thënë që ai më ka mbështetur por kjo nuk do të thotë që  ka financuar lukset e mia.  Sigurisht që kam patur ndihmë nga partneri im, si çdo njeri tjetër  por nëse do të vazhdoja të kisha përfitime, as nuk do të isha në javën e modës sepse biletat nuk blihen, nuk do të isha as në shumë vende të tjera dhe nuk do të paguaja firmat të cilat unë i vesh në Istagram për t’i reklamuar e shumë gjëra të tjera “, përfundon Armina.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI