Flash

Enca Haxhia tregon unazën e fejesës: S'do ta heqë kurrë nga dora

Lapsi.al 12 November 2016
Enca Haxhia tregon unazën e fejesës: S'do ta heqë kurrë

Enca Haxhia është një nga personazhet më provokues të ‘showbiz’-it shqiptar.

Dhe në fakt, këngëtarja nuk ka limite kur bëhet fjalë për të mbajtur të karikuar fansat. Pas fotove me cigare hashashi, apo atyre me penis artificialë, së fundi Enca ka postuar një foto të re në “Snapchat”, që lë të mendohet se tashmë ka ndërruar statusin nga single në e fejuar.

Këngëtarja ka ekspozuar një unazë fejese në disa foto dhe video në rrjet, që sipas saj është prej diamanti.

“Kjo është e vetmja unazë që nuk do ta heq kurrë”, shkruan Enca përkrah fotos. Por, jo vetëm unaza ka zgjuar thashethemet mbi statusin e këngëtares. Enca ka udhëtuar drejt Italisë dhe ka vizituar një nga qendrat më të bukura të shtetit fqinj. “Në Milano”, ka shkruar këngëtarja, teksa pozon tejet e lumtur. Megjithatë, Enca nuk e ka ekspozuar shoqëruesin e saj. /Gazeta Shqiptare

Image

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI