Flash

Luksi ku po jeton Franceska Jaçe (FOTO)

Lapsi.al 19 November 2016
Luksi ku po jeton Franceska Jaçe (FOTO)

Ish-lojtarja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, i dha fund në verë lidhjes së saj me biznesmenin 10 vite më të madh, pas pushimeve të fundit çift në plazhin e Marbella të Spanjës. Edhe pse u fol për disa tentativa rikthimi me partnerin e saj, si përfundim ata nuk u panë më bashkë. E periudha post-ndarje u pasua me një fillim të ri në jetën e modeles, e cila shpesh realizon sete fotografike për kompani të ndryshme veshjesh.

Rasti i fundit ishin fotot për biznesin e këngëtares Zaimina Vasjari, ku ekspozonte modelet e shumta të fustaneve sensualë, që gjenden në dyqanin e saj të ri të veshjeve për evente. Ky bashkëpunim i afroi shumë dy vajzat, pasi përveç fotove bashkë për punë, postonin shesh foto nga argëtimet apo udhëtimet që bënin jashtë vendit. Një prej udhëtimeve të tyre ishte në Dubai, ku ishin për disa ditë pushime të shtrenjta në një nga resortet luksoze të Emirateve të Bashkuara Arabe.

dfskjghrsgtjer

Por ky nuk është udhëtimi i vetëm i shtrenjtë i Françeskës, e cila ka vizituar vende për të cilat duhet të ketë mjaftueshëm para për t’i shkelur e eksploruar. Një tjetër udhëtim ka qenë në Itali, ku nga qyteti i Firences ajo pozon me blerjet e shtrenjta që ka bërë në butikët atje. Bien në sy pozat e “selfie”-t e shumta të 22-vjeçares nga Vlora, që poston në Instagram, duke treguar linjat e rrumbullakosura.

frgjtoier

Këto foto provokuese ajo i poston më shpesh, pasi i dha fund lidhjes 1-vjeçare me biznesmenin e panjohur për publikun. Miq të afërt të çiftit pohuan se lidhja e tyre ishte shumë e fortë, dhe përfundoi me ndarje për shkak të xhelozisë. Gjatë kohës që ishin të lidhur, ata bashkë- jetonin mes Tiranës dhe Milanos./panorama/

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI