Flash

Këngëtari shqiptar nuk e fsheh më: Po mendoj për Elvana Gjatën

Lapsi.al 21 November 2016
Këngëtari shqiptar nuk e fsheh më: Po mendoj për Elvana

Butrint Imeri, këngëtari i ri në moshë e karrierë që prej fillimeve të para ka shfaqur haptas një preferencë – atë për Elvana Gjatën.

Disa herë në NIN të Klan Kosova, përfshirë edhe rubrikën ‘Kutia’ me Liberta Spahiun, ai ka treguar se Elvanën e vlerëson si divë shqiptare dhe të preferuarën e tij.

Në fakt, këngëtarja e super-hitit ‘Lejla’ është gjithashtu në mesin e vetëm dy femrave nga estrada që ndjek Imeri në Instagram, përfshirë Dhurata Dorën.

Por sonte, Butrinti ka tejkaluar pak pritshmëritë në postimin e bërë tek profili i tij në Instagram.

Ai ka postuar një foto të tij përkrah një shoku nën mbishkrimin: ‘Duke menduar për Elv… Ehhhh Lejla’.

Se bëhet fjalë për Elvanën, pos tre shkronjave të para është vërtetuar edhe përmes etiketimit në foto ku Butrinti shfaq profilin e këngëtares mbi buzët e tij.

Postimi ka çuditur jo pak fansat e këngëtarit që mbase kanë pasur të gjithë një pyetje – po ky ç’pati sonte ?! /Prive.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI