Flash

Zbulohen takimet e fshehta në Durrës të Noizyt me Dafina Zeqirin

Lapsi.al 24 November 2016
Zbulohen takimet e fshehta në Durrës të Noizyt me Dafina Zeqirin

U harruan kohërat kur Noizy sulmonte Dafina Zeqirin, katër vjet më parë, në një nga këngët e tij, “Na jena OTR”.

Tani Dafina dhe Noizy kanë hedhur pas krahëve të kaluarën dhe janë pajtuar.

Por jo vetëm pajtuar. Noizy dhe Dafina tani, kalojnë shumë kohë bashkë. Këngëtarja kosovare udhëton shpesh drejt qytetit bregdetar, Durrësit, ku Noizy ka një shtëpi dhe ata të dy, janë parë dendur në shoqërinë e njeri- tjetrit.

Nuk dihet ende nëse afërsia e tyre kaq e madhe, shpjegohet me një lidhje dashurie, apo takohen kaq shpesh për punë. Por është e sigurt se shumë shpejt ata do të shpallin një videoklip të përbashkët, ose lidhjen e tyre të dashurisë. Çfarëdo qoftë nuk mund të fshihet më.

Noizy dhe Dafina Zeqiri janë artistë nga më të dashurit për publikun. Noizy hyn te djemtë e muzikës, për të cilin, përditë e më shumë, dëgjon vetëm lajme të mira.

Ai ka krijuar një portret shumë human dhe çdo lajm nga ai, është i mirëpritur nga publiku që e pëlqen dhe çmon.

Ndaj lajmi i një lidhjeje me Dafinën, qoftë për një klip, apo dhe një histori dashurie, do t’i çmendte fansat e të dyve./dritare/

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI