Flash

Rezarta Shkurta flet për arrestimin e bashkëshortit dhe jetën luksoze: Ferrarin e kisha për videoklip!

Lapsi.al 28 November 2016
Rezarta Shkurta flet për arrestimin e bashkëshortit dhe jetën

Këngëtarja Rezarta Shkurta duket se është mësuar me jetën e re pas arrestimit të bashkëshortit të saj Ermal Hoxha, i cili gjendet në burg prej më shumë se një viti. E rikthyer tek pasioni i saj si fotografe, Rezi e cila ka mbaruar liceun për pikturë, rrëfeu për herë të parë në emisionin “Xing me Ermalin”, lidhjet e saj të forta me familjen e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Atë kohë adoleshente, Rezarta Shkurta kujton herën e parë kur hyri në shtëpinë Hoxha, një mbiemër që i ka sjellë jo pak probleme por për këtë nuk është bërë pishman; “Nuk me shqetëson aspak, isha vetëm 19 vjeç kur hyra në atë familje dhe gjeta një familje shumë të dashur, shumë të ngrohtë, njerëz të thjeshtë e me kulturë, aspak imponuese. Megjithatë, me vitet njeriu ndryshon, rritet.”

Pyetjes nëse beson se Ermali është i fajshëm, ajo iu përgjigj: “Nuk do doja të më pyesje “A e beson që është i pafajshëm, sepse a beson i bie çfarë besoj unë dhe çfarë është në realitet. Unë nuk them atë që besoj, por unë them ato që janë... “ – tha Rezarta duke e konsideruar “të poshtër” mënyrën se si bashkëshorti i saj u akuzua dhe u dënua: “E gjitha nisi poshtër, nisi në mënyrë jo korrekte që nga organet kompetente, kur deklaruan se “nipi i Enver Hoxhës kapet me 300 mijë euro në makinë.” Ndërkohë që Ermali jo vetëm që nuk i kishte aq lekë në makinë, por ne ishim bashkë në Durrës....” – tha Rezarta duke iu përgjigjur kështu pyetjes së Mamaqit për pafajësinë e bashkëshortit.

Më tej ajo shpjegoi se e gjithë ngjarja mori përmasa të mëdha edhe mediatike dhe asgjë nga ato që u thanë nuk ishin të vërteta: “U thanë edhe shumë gjëra të tjera qesharake, jo vetëm nga organet, por edhe nga mediat. U bë e madhe jeta luksoze... atë jetë luksoze që flitej nëpër media, unë as e kisha parë, as e kisha prekur. Unë u bëra pronare e një Ferrari që kisha marrë për videoklipin.... “ – shton Rezarta duke theksuar se Ermal Hoxha u penalizua vetëm për shkak të mbiemrit që mbante, sepse është nipi i Enver Hoxhës dhe duhej futur brenda.

“Unë e di që kjo është padrejtësi. Megjithatë, nuk dua të flas më për këtë. Unë edhe sot, madje thashë shumë...”  - e mbylli këngëtarja temën për bashkëshortin, por duke shpresuar se një ditë drejtësia do të vihet në vend jo vetëm për Ermalin, por edhe për princeshën e tyre Hera, e cila nuk duhet të rritet pa baba.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI