Flash

“Kisha menduar fundin e botës por jo të ndahesha prej teje”, e motra ndan dhimbjen pas humbjes së Ergit

Lapsi.al 29 November 2016
“Kisha menduar fundin e botës por jo të ndahesha prej

Ka kaluar rreth një javë nga ndarja tragjike nga jeta e këngëtarit shkodran Ergi Dini dhe dhimbja në familjen e tij ka pllakosur. E motra, Barbana ka ndarë me ndjekësit e saj një mesazh të ndjerë. Në krah të vëllait të vogël, këngëtarja duket e pikëlluar për humbjen e atij që siç thotë e donte më shumë se veten.

“Për 22 vite, kisha gjithë botën neë duar, prandaj e them me plot bindje që i mora maksimumin e lumturisë kësaj jete për sa kohë të kisha afeër! Kisha menduar fundin e botës por jo të ndahesha prej teje! Të kisha shumë më shumë se vella! Kurrë nuk e kam dashur veten sa të kam dashur dhe të dua ty! Ti ishe motiv, ishe inspirim jo vetëm për mua, por për shumë njerëz! Mami,babi dhe Arlinda që ti i doje pafund janë këtu në "ferr" me mua, prandaj, ti pusho i qetë!” – shkruan Barbana Dini.

Ergi, fituesi i edicionit të tretë të “X Factor Albania” u nda nga jeta në moshën 22-vjeçare pas një aksidenti me motor, në qendër të Tiranës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI