Flash

Prezantuesja e “Top Channel” denoncon me foto: Ja degjenerimi i ligjit të shtetit

Lapsi.al 4 December 2016
Prezantuesja e “Top Channel” denoncon me foto: Ja degjenerimi i

Si për çudi, vetëm pak ditë pas një shërbimi të detajuar promovues që i bëri në emisionin e saj shefit të tyre, gazetarja e Top Channel është gjobitur nga policët bashkiakë. Me sa duket, as vizita në zyrën e Erion Velisë për realizimin e një emisioni gati një orësh, nuk e ndihmoi Jonida Shehun, ta kursejnë nga masa administrative për parkimin gabim. Sipas opinion.al, vetë moderatorja e “Pasdite në TCH” ka shpërthyer me një reagim, së bashku me një foto, të shkrepur në kohën kur po e gjobisnin.

“Ja degjenerimi i ligjit të shtetit. Unë kam parkuar gabim dhe jam burim aksidenti. Këto punonjësit e shtetit jo. Sa Turp!” – shkruan Jonida Shehu në postimin e saj, e cila për hir të së vërtetës nuk është e vetmja që ankohet për aksionet e policisë bashkiake.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI