Flash

Bora Kokëdhima prezanton koleksionin e ri, falenderon të gjithë përveç shtetit: S’më ka mbështetur KURRË!

Lapsi.al 5 December 2016
Bora Kokëdhima prezanton koleksionin e ri, falenderon të gjithë

Një ditë pas shfaqjes së saj ku prezantoi për publikun veshjet e reja “The Savage”, stilistja Bora Kokëdhima ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale ku krahas falenderimeve standarde që jemi mësuar të dëgjojmë në raste të tilla, thumbi në adresë të shtetit, duket se ka tërhequr më shumë vëmendjen. Vajza e ish-deputetit socialist Koço Kokëdhima shkruan se shteti nuk e ka mbështetur kurrë, jo vetëm atë por asnjë artist shqiptar. Ndonëse në rreshtat e saj nuk e përmend të atin që siç ka treguar e ka pikë të dobët, përmes reagimit kundër qeverisë, Bora Kokëdhima duket se del haptazi në krah të tij, i cili së fundi nuk mbështet më kryeministrin Rama.  

Për ndryshe, Bora Kokëdhima falenderon bashkëpunëtorët dhe jep një lajm të rëndësishëm për vazhdimësinë e karrierës së saj si stiliste. “Savage” thotë se është përzgjedhur për të vazhduar studimet në shkollën e famshme të “Ferragamo”-s, sfidë për të cilën duket optimiste.

Lexoni të plotë reagimin e Bora Kokëdhimës:

“I adhuroj ditët me mbidoza mode!! Dje ishte një tjetër ditë nga ato.. Faleminderit publikut që më ndjek dhe mbështet edhe se jam shumë ndryshe. Faleminderit stafit tim që duron orë të gjata pune, pranon sfida të forta në ç'do koleksion dhe i përballon ato me sukses absolut! Faleminderit nënës sime Brixhid që më ka shtyrë me kokëfortësi dhe vendosmëri drejt talentit tim! Falenderoj partnerin tim, Olsin, që duron; jo! Dashuron, gjithë prapakuintën e jetës sime, që emocionohet dhe lufton për mua, që më përkedhel tutje ç'do dhimbje e sakrifice! Faleminderit zonjave dhe zonjushave që më kaneë zgjedhur, do vazhdoj të bëj maksimumin për ju, siç ju bëni maksimumin për mua! Faleminderit miqve të biznesit që mbështesin artin tim me suportin e tyre. "EUROSIG" ka bërë të mundur realizimin e "THE SAVAGE"! Dëshiroj të falenderoj drejtperdrejtë zotin Kadri Morina dhe zonjen e tij sharmante!!! S'kam ç'ti falenderoj këtij shteti që s'na ka mbështetur KURRË, jo neve po asnjë artist shqiptar perveç atisto-politikanëve. Faleminderit medias shqiptare që edhe se ka gabuar disa herë për personin tim, të shumtën e rasteve më ka mbeshtetur pa asnjë interes! Falenderoj fansat e mi që s'kanë pankarta e zhgarravina për të më shprehur mbështetjen e tyre, po kanë taka të larta, komente me mend dhe vend, dhe dashuri për të bukurën! Bora ju do shumë! Sfida ime e rradhes është Polimoda! Do iki në Europë të mar specializime të mëtejshme, të bëhem edhe më e zonja dhe e para designer nga Shqipëria, në pasarelat europiane! Mos më lini vetëm në këtë sfide të re! Ju premtoj, do ia dal edhe këtë herë!"

I adhuroj ditet me mbidoza mode!!dje ishte nje tjeter dite nga ato..faleminderit publikut qe me ndjek dhe mbeshtet edhe se jam shume ndryshe. faleminderit stafit tim qe duron ore te gjata pune, pranon sfida te forta ne c'do koleksion dhe i perballon ato me sukses apsolut! Faleminderit nenes sime Brixhid qe me ka shtyre me kokefortesi dhe vendosmeri drejt talentit tim! Falenderoj partnerin tim, Olsin, qe duron; jo! dashuron, gjithe prapakuinten e jetes sime, qe emocionohet dhe lufton per mua, qe me perkedhel tutje c'do dhimbje e sakrifice! Faleminderit zonjave dhe zonjushave qe me kane zgjedhur, do vazhdoj te bej maksimumin per ju, sic ju beni maksimumin per mua! Faleminderit miqve te biznesit qe mbeshtesin artin tim me suportin e tyre. "EUROSIG" ka ber te mundur realizimin e "THE SAVAGE"! Desheroj te falenderoj drejtperdrejt zotin Kadri Morina dhe zonjen e tij sharmante!!! S'kam c'ti falenderoj ketij shteti qe s'na ka mbeshtetur KURRE, jo neve po asnje artist Shqipetar pervec atisto-politikaneve.Faleminderit medias shqipetare qe edhe se ka gabuar disa here per personin tim, te shumten e rasteve me ka mbeshtetur pa asnje interes! Falenderoj fansat e mi qe s'kane pankarta e zhgarravina per te me shprehur mbeshtetjen e tyre, po kane taka te larta , komente me mend dhe vend, dhe dashuri per te bukuren! Bora ju do shume! Sfida ime e rradhes eshte Polimoda! Do iki ne europe te mar specializime te metejshme, te behem edhe me e zonja dhe e para designer nga Shqiperia, ne pasarelat europiane! Mos me lini vetem ne kete sfide te re! Ju premtoj, do ja dal edhe kete here!

A video posted by Bora Kokedhima (@savagekokedhima) on

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI