Flash

Monika Kryemadhi: U dobësova për inat të Ilir Metës

Lapsi.al 5 December 2016
Monika Kryemadhi: U dobësova për inat të Ilir Metës

Intervista e deputetes së LSI-së shfaqur në Top Channel ka ngjallur reagime të shumta në publik. Përveç deklaratës së saj se tre fëmijët e çiftit të famshëm të politikanëve, e kalojnë ditën me nga 200 lekë të reja në xhep, Monika Kryemadhi duket se ka bërë përshtypje me një tjetër “sekret” që ndau me shikuesit.

Bashkëshortja e Ilir Metës rrëfeu sekretin e dietës dhe pamjes së saj të rinovuar fizike.

Mona tregoi se regjimin ushqimor e ka falë një mikeshe të saj mjeke, e cila e ka këshilluar: “më orienton gjithmonë që të ushqehem mirë dhe të bëj një kontroll të të gjitha analizave të trupit tim, gjë që është shumë e rëndësishme sidomos për gratë si puna jonë, që i kalojnë ‘40-at. Sigurisht që me zhvillimet e shkencës dhe të teknologjisë kemi dhe pak ndërhyrje nga jashtë. Aktualisht jam në një proces peeling të lëkurës...

Megjithatë, Monika Kryemadhi ka thënë se vendimin për t’iu futur dietës me kokë, e mori për inat të bashkëshortit:  

Një nga arsyet pse u dobësova ishte edhe inati, sepse Iliri u dobësua dhe unë u dyfishova... Para një viti e gjysmë, ishim në një ngushëllim familjar. Kisha veshur një fustan të zi, të derdhur. Mendoja se do dukesha pak si më e dobët... Iliri, normal me kostum të zi. Unë gjithmonë jam mësuar që kur dal televizor, njerëzit më thonë “ua, sa e bukur dukesh, sa mirë, sa mirë... “, por ishte hera e parë në jetën time që njerëzit më thonë: “E tmerrshme, dy herë më e gjerë se Ilir Meta ishe.” Gjë më të tmerrshme se ajo nuk kisha dëgjuar ndonjëherë në jetën time... Më dhembi në shpirt, jo më lëndoi. Sot e kësaj dite, më duket sikur më merret fryma kur e dëgjoj një gjë të tillë. Aty u bëra shumë keq dhe thashë do filloj dietën...

Por dieta e Monës nuk është e njëjtë me atë të Ilirit. Herë-herë, ajo e shkel, edhe pse më pas pendohet, ndërsa Iliri jo:

Iliri në mëngjes ka vezën e zier, speca, domate, zarzavate. Nuk abuzon. Bukën nuk e fut fare në gojë, me regjimin e ri. Ka katër vjet që e bën, ushqehet kryesisht me peshk, supa, sallata. Pra, është shumë i kujdesshëm në të ngrenë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI