Flash

15-vjetori i “Top Channel”, Vjollca Hoxha: Këtu kam parë djem e vajza të rriten e të bëhen familjarë, unë u bëra gjyshe

Lapsi.al 19 December 2016
15-vjetori i “Top Channel”, Vjollca Hoxha: Këtu kam parë

Këtë mbrëmje i gjithë stafi i “Top Channel” po feston 15-vjetorin e këtij televizioni, bashkë edhe me të gjithë personazhet e rëndësishëm të jetës publike në Shqipëri të cilët të paktën nga një herë kanë kaluar në Top. Festa që ka nisur në orën 21:00 po bëhet në një prej clubeve të kryeqytetit. Sigurisht siç edhe pritej, urimin e parë e dha Presidentja Vjollca Hoxha e cila tregoi se prej vitesh shumë njerëz në Top u rritën, u bënë me familje e ajo vetë u bë gjyshe. Më tej Hoxha tha se nuk merret me deklarata shifrash si televizionet e tjera pasi sipas saj për shqiptarët “Top Channel” mbetet i pari. “Që nga viti 2001 kemi parë djem dhe vajza që janë rritur dhe janë bërë familjare dhe unë jam bërë gjyshe. Jemi krenarë për risitë që kemi sjellë në treg dhe programet e reja që po transmetojmë këtë vit. Ka nga ata televizione që thonë se audienca jonë është 60%, 70%, 80%, por ne jemi ‘dobët’ me matematikën. Për ne e rëndësishme është që shqiptarët e kanë ende ekranin tonë në telekomandë në numrin 1. Gëzuar ditëlindjen Top Channel!”, deklaroi Vjollca Hoxha. / Revista Who

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI