Flash

Noizy rrezikon dënimin, makina e tij kthehet në makth për Policinë

Lapsi.al 20 December 2016
Noizy rrezikon dënimin, makina e tij kthehet në makth për

Policia e Durrësit ka nisur një procedim penal ndaj reperit Noizy. Ky i fundit është kthyer në një problem të vërtetë për Policinë Rrugore, për shkak të shpejtësisë dhe mungesës së dokumenteve.

'Shqiptarja.com' shkruan se reperi i njohur është ndaluar për kontroll nga policia në segmentin rrugor Ura e Dajlanit-Plepa, ku rezultoi se këngëtari nuk ishte pajisur me leje drejtimi dhe kishte disa gjoba të papaguara. Por, në momentin që efektivët i kanë dhënë urdhrin e shoqërimit në komisariat, Noizy është larguar me shpejtësi. Pas tij është vënë në ndjekje Policia e Durrësit, e cila e ka kapur pak kilometra larg ku edhe i ka sekuestruar makinën. Pas kësaj, ai është mbajtur për gjashtë orë në komisariat, kurse procedimi penal vazhdon edhe pas lirimit. 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI