Flash

Triumfoi në “Dance With Me”, por kuzhinieri i famshëm injoron çmimin?

Lapsi.al 20 December 2016
Triumfoi në “Dance With Me”, por kuzhinieri i famshëm

Fitorja e masterchef-it Renato Mekolli në Finalen e spektaklit “Dance With Me” nuk është reflektuar asnjë grimcë në profilet e tij në mediat sociale. Përkundër momentit të fitores që sikurse pamë të gjithë në ekran, u surprizua e u gëzua, kuzhinierit i cili së bashku me aktoren Laura Nezha ngriti kupën, duket se nuk i plas fare për këtë çmim.

Po të kemi parasysh aktivitetin e tij në Instagram ku poston vazhdimisht edhe detaje në dukje të parëndësishme, mund të thuash pa frikë se Renato Mekolli e ka injoruar triumfin në “Dance With Me”.

Teksa kanë kaluar disa orë nga shpallja fitues, shefi i njohur nuk ka shpërndarë asnjë çast (foto/video) nga shfaqja e natës Finale. Postimi i tij i fundit, mëngjesin e sotëm është video e një rruge… Ndërsa gjurmë nga spektakli i kërcimit i takojnë përpara një jave. Nuk dihet pse kuzhinieri i famshëm ka zgjedhur të heshtë përballë kësaj fitore, por e sigurt është që mediat dhe publiku u pane më se dakord, me çmimin e dhënë.    

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI