Flash

Zjarri në makinën e Florit, hetohet edhe konflikti me Stinen e vëllezërit Prifti

Lapsi.al 20 December 2016
Zjarri në makinën e Florit, hetohet edhe konflikti me Stinen e

Zjarri që përfshiu garazhin e një pallati mbrëmjen e së dielës në Tiranë ka qenë i qëllimshëm dhe objektiv ka qenë automjeti luksoz i kantautorit të njohur Flori Mumajesi.

Në pritje të identifikimit të autorit të zjarrvënies, për të cilin grupi hetimor thotë se është në rrugën e duhur, mësohet se janë ngritur disa pista, duke nisur që nga konflikti i një viti më parë që kantautori Mumajesi pasi me kantautorin Ernest Duka, i njohur me emrin e artit Stine e me të cilin pati edhe një përplasje fizike në 2015.

Nga ana tjetër po verifikohet një tjetër konflikt, ndonëse virtual, që Mumajesi pati pas Këngës Magjike me vëllezërit Endri e Stefi Prifti.

Nisur nga fakti që makinës së tij iu vu flaka vetëm pak orë pas publikimit të këngës së re Nallane 2, policia po heton nëse ka ndonjë lidhje mes tekstit të këngës dhe autorit të ngjarjes. Burimet theksuan se jashtë vëmendjes së grupit hetimor nuk është lënë as konkurenca në biznesin privat që Mumajesi ka jashtë muzikës./Panorama

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI