Flash

Endri Prifti reagon për djegien e makinës së Flori Mumajesit

Lapsi.al 21 December 2016
Endri Prifti reagon për djegien e makinës së Flori Mumajesit

Djegia e makinës së kantautorit Flori Mumajesi të dielën në mbrëmjë në garazhdin poshtë studios së tij, ngriti dyshime të shumta për autorësinë e krimit. Policia deklaroi se po hetohen edhe konfliktet e artistit me vëllezërit Endri dhe Stefi Prifti si dhe me Stinen. Mumajesi dhe vëllezërit Prifti patën një përplasje pas festivalit "Kënga Magjike 2016" në studion e "E Diela Shqiptare", ku kënëgëtarët korçarë kritikuan Mumajesin për muzikën që ai bën. Pas lajmit të publikuar se ai dhe vëllai i tij do të përfshihen në hetime për ngjarjen, më në fund reagoi edhe Endri Prifti, i cili nëpërmjet një statusi në IG, flet për herë të parë për ndodhinë. Duke u shpjeguar ndjekësve se ndodhej në Las Vegas për disa koncerte, Prifti shkruan: “Ju pershendes ne mes te luleve . Mbrekullia vete , po ja degjova deri ketu ne Las Vegas erdhi lajmi . Ne po shijojme disa dite pushimi me miqte tane duke vazhduar me tej , me koncertet tona ne gjith Ameriken e bukur. Per tu cuditur nuk mendoja se do arinin te mendonin deri ketu. Ne kemi lindur edhe ritur se bashku me muziken, i kemi sherbyer dhe na ka sherbyer ne jeten tone. I kemi sherbyer duke studiuar dhe punuar dhe na ka sherbyer per keta qe Jemi dhe per te jetuar ne dashuri me familjet tona, me shoke e me miq, qe gjith jeten japim dhe marim dashuri dhe respect. Ne mund te debatojme per muziken dhe shijet tona, per me teper kur ato i bejme te hapura dhe publike, shprehim mendimin tone te sinqerte per festivalet etj rreth muzikes, por nuk kemi menduar ndonjehere te bejme gjera kaq te cpifura sic po flitet andej per djegien e nje makine. Ne i urojme shendet edhe 10 makina te tjera te kete cdokush ne ate vend , ne e pergezojme dhe i urojme zoti ja shtofte cdokujt te mirat. Keta Jemi ne, kjo eshte e verteta jone, kjo eshte krenaria jone dhe faqe bardhesia jone transparente. Gezuar festat te gjitheve me shendet dashuri e gjith te mirat I love you”

A photo posted by Endri Prifti (@endriprifti54) on

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI